Ahmeti falënderon doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin gjatë pandemisë

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka falënderuar doktoreshën Sebahate Lleshi për kontributin e saj në luftën kundër Covid-19.

Sipas Ahmetit, doktoresha Lleshi pa hezitim po kontribuon për përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Gjatë periudhës së pandemisë, doktoresha jonë Sebahate Lleshi pa hezitim po kontribuon në përkujdesjen e të gjithë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Faleminderit shumë për kontributin gjatë kësaj periudhe.Të jemi mirënjohës gjithmonë”.

Sebahate Lleshi është doktoreshë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159737217037166
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme