Kanë filluar punimet rikonstruktimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit (te banesat e bardha), raporton Ekonomia Online.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Statusi i plotë i tij:
Punimet e rikonstruimit të rrugës “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit (te banesat e bardha) kanë filluar para disa muajve por cilësia e zbatimit të projektit nuk ka qenë e pranueshme.
Sipas kushteve të kontratës, cilësia e punimeve garantohet nga kompania e kontraktuar. Prandaj edhe kemi kërkuar përsëritjen e punimeve të riasfaltimit të gjithë gjatësisë të rrugës.
Falenderojmë kompaninë dhe ekipet në terren për përkushtimin!