Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka deklaruar se vendosja e karantinës vetëm në kryeqytet nuk është zgjidhja e duhur, raporton Ekonomia Online.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se përqindja e rasteve pozitive në Prishtinë është njëjtë si në krejt Kosovën.
“Futja vec e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive për çdo ditë, del se përqindja është e njejtë si më Prishtinë si në krejt Kosovën”, thuhet në statusin e tij.