Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se Ramush Haradinaj do të dëshmojë sërish luftën e drejtë të popullit shqiptar për liri.
Pas dorëheqjes së Haradinajt nga pozita e kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, Ahmeti e ka quajtur të padrejtë përballjen e sërishme të Haradinajt me drejtësinë.
“Po si nuk tu ndanë vështirësitë një herë or burrë!? U njohëm në vështirësi, dhe ia dolëm. Në çdo vështirësi dole ngadhnjimtar dhe jam i sigurt që do të ngadhnjesh edhe ndaj kësaj vështirësie të padrejtë të rradhës. Jam i bindur që ti më së miri edhe këtë herë do ta dëshmosh luftën e drejtë të këtij populli për liri, demokraci, pavarësi”, ka shkruar ai në Facebook