Ahmeti i përgjigjet eurodeputetes: Refuzimi i gazsjellësit nuk u bë për shkak të ruajtjes së mjedisit

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, lidhur me cështjen e refuzimit të projektit amerikan të gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës.

Cramon përshëndeti refuzimin e projektit nga qeveria e Kosovës për shkak se ky projekt mund ta ndotë ambientin.

Ahmeti e siguroi eurodeputeten se kjo nuk është arsyeja e refuzimit të projektit. Ahmeti tha se në fakt është krejt e kundërta.

“Po, por kjo s’është bërë për arsye të ambientit. Në fakt është bërë për arsye të kundërta. Qeveria po arsyetohet duke thënë se derisa kemi qymyr, nuk duhet të investojmë në gaz”, shkroi Ahmeti.

Kujtojmë se eurodeputetja është pjesë e Partisë së Gjelbër në Gjermani dhe kishte kundërshtuar projektin për gazin rus në shtetin e saj.

Megjithatë, Gjermania zgjodhi të furnizohet me gazin rus, përkundër kundërshtimeve nga partia e Viola von Cramon.

Të ngjashme