Ahmeti i shpreh ngushëllime familjes së 35 vjeçarit që vdiq në aksident

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti i ka shprehur ngushëllime familjes së 35-vjecarit që vdiq si pasojë e një aksidenti të rrethi i Çagllavicës.

“Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj. Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES ADEMI

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të 35 vjeçarit nga Lipjani, Arbnor Ademi, si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Në emër të të gjitha institucioneve komunale, u shpreh ngushëllime familjes Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi.

E nderuara familje Ademi,

Në këtë ditë tejet të vështirë, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Jo vetëm familja, por e gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët, shokët, miqët dhe të gjithë ata të cilët e njohën.

Ngushëllime!

Të ngjashme