Eksperti i emergjencave, Tahiri Ahmeti ka komentuar deklaratat e politikanëve të cilët i quajnë heronj zjarrfikësit-shpëtues, e për cka thotë se kjo është fjalë boshe kur në praktikë uk kanë mbështetje,
“Prapë po quhen “heronj” zjarrfikësit-shpëtues që ishin në vijën e parë gjatë vërshimeve dhe zjarreve. Rrezikuan jetën, shpëtuan jetë, punuan pa orar e pa kushte, në shi e në borë. Por pagesa e rrezikshmërisë u është ndalur. Heroizmi nuk zëvendëson dinjitetin dhe të drejtat. Pa mbështetje reale, “hero” mbetet vetëm një fjalë boshe”, shkruan Ahmeti.