Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave kafiteritë kanë të drejtë të shërbejnë “merre me vete”, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.
Postimi i plotë:
Gastronomia, është një nga sektorët më të dëmtuar gjatë kohës së pandemisë. Në këtë fazë të dytë të lehtësimit të masave, kanë të drejtë të shërbejnë “merre me vete”, por jo edhe të shërbejnë nëpër tavolina.
Së bashku me inspektorët tanë dhe Policinë e Kosovës kontrolluam lokalet, për të parë nëse po iu përmbahen vendimeve dhe urdhëresave të institucioneve. Pastërti, masa mbrojtëse, distancë mes njerëzve që presin.
Pronarët, menaxherët e punëtorët janë të vetëdijshëm se sa më të kujdesshëm tregohen tash, aq më heret mund të kthehemi në normaliteti.
Falënderojmë gastronomët e Prishtinës për bashkëpunim të jashtzakonshëm në këtë periudhë. Urojmë që sa më shpejt ta kalojmë bashkë këtë sfidë.
#mosdilnipamaska 😷
#gastronomia ☕️
#prishtina 💙