Ish-nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka folur rreth paraqitjes dhe gjuhës së trupit të liderëve botërorë. E këtu nuk ka lënë pa përmendur edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Ahmeti tha se Kurti paraqitja e tij nuk është natyrale, nuk rrin shlirë dhe insiton ta mbajë atë qëndrim.
“Albin Kurti është i ‘koçitë’ (shtangur), nuk rrinë shlirë, insiston me mbajtë qatë qëndrim, nuk e ka qëndrim natyral, njerëzit lidhen me ty nëse flet si ta”, tha Ahmeti.
Tutje, ish kryetari i Prishtinës foli edhe rreth paraqitjes në debate duke thënë se shkohet për ta bindur publikun e jo kundërshtarin.
“Nuk shkon ti në debat me bind kundërshtarin, ti shkon në debat me bind publikun, s’un e kthen ti atë të LDK-së me ba PDK”, shtoi Ahmeti gjatë një interviste në Reload në RTV Dukagjini.