Ahmeti, krerëve shtetërorë: Këtu më keni merreni kë të doni, ejani të shpërndajmë ndihma

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke ironizuar me zhvillimet e fundit politike, ka bërë thirrje për bashkim në një aksion për shpërndarje të ndihmave për nevojtar.

“Gjendem saktësisht në mes të Qeverisë dhe Presidencës. Dua të ju them këtu jam, po ju pres, merreni kë të doni, këtu më gjeni, merrni më shumë njerëz dhe t’i shpërndajmë disa ndihma – pako ushqimore për ata që kanë nevojë”, është shprehur Ahmeti në një videomesazh në Facebook.

“Lërini ato gjëra më mirë t’i ndihmojmë qytetarët, derisa të kalon panemida”

“Këtu më keni”.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/videos/10159762345222166/?t=1


Të ngjashme