Ahmeti kritikon masat e reja: Pa efekt, vetëm po dëmtohen qytetarët e bizneset

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 22:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar masat e vëna nga qeveria për luftimin e Coronavirusit.

Ahmeti i ka quajtuar të padobishmë këto masa të cilat, sipas tij, shkaktojnë dëme ekonomike dhe një ndjenjë të rrejshme të sigurisë te qytetarët.

Postimi i plotë:

Dy javë pas masave që nuk duhesh me qenë epidemiolog me kuptu që logjikisht nuk munden me pas efekt, numrat e Covid-it janë të njejta ose më të larta se para dy jave. 

Ajo çka qeveria nuk duhet të bëjë është që të dyfishojë gabimet logjike të masave që edhe shkaktojnë dëme ekonomike edhe nuk kanë efekt. Duhet të zgjidhet rruva që ngadalëson virusin dhe që kompenson humbjet për një kohë të kufizuar.

Gjysëm – masat me kufi jologjik shkaktojnë humbje ekonomike, mos-zvogëlim të numrave, dhe ndjenjën e rrejshme te qytetarët që janë të sigurtë.  Dora gjysëm e hekurtë pa kurfarë dore të ndihmes zvogëlon besimin në institucione. 

Qytetarët e bizneset vazhdojnë të paguajnë taksat e dënimet.  Ata po e kryejnë obligimin ndaj shtetit i cili nuk po kryen kurfarë obligimi ndaj tyre.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160524897282166

Të ngjashme