Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë në detyrë që ata të cilët hynë në Kosovë të ju këkrohet testi PCR.
Postimi i plotë:
Ani teste PCR për ata që vijnë. Të lodht jeni seriozisht. Pse po ndaleni aty? Lypjauni vërtetimin që janë vaksinu, kasko sigurimin për kerre, vërtetimin nga gjykata në diasporë që nuk janë duke u hetuar, certifikatën e bashkimit familjar, dhe lene vec nga një polic në pika.
As aty mos u ndalni. Votuesve që janë në Kosovë nën 25 vjec kërkojani fotografinë e votës së prindve edhe kërkone që me qenë e njejtë. Qysh me u nda vota familjare?
Mos e harroni këtë gjë ju që merrni kësi vendime. Kurgjë ska bë VV për ta rrit votën e vet sa ja keni ndihmu ju me budallakina pa kufi. Juve ja u kisha kërku një test/vërtetim tjetër për me hi në institucione.