Ahmeti merr mbështetje në Qylagë: Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë

Prishtinë | 22 Sht 2025 | 22:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lipjanit dhe kandidat për një mandat tjetër, Imri Ahmeti, u prit me entuziazëm nga banorët e Qylagës.

Sipas tij, mbështetja e qytetarëve është e qartë dhe e fuqishme.


“Mbështetja nga Qylaga është e qartë, fitore! Si gjithmonë, sonte në Qylagë na pritën me mbështetje të jashtëzakonshme. Më të gatshëm se asnjëherë tjetër për fitoren e madhe që po vjen. Ata duan të vazhdojmë së bashku punët konkrete, jo kthimin pas. Me përkushtim dhe bashkëpunim, vazhdojmë vizionin e së ardhmes. Faleminderit Qylaga! Besimi i qytetarëve është themeli i fitores sonë”, tha Ahmeti.

Të ngjashme