Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar banorët e kryeqytetit se për nesër dhe pasnesër kanë bërë kufizimin e lëvizjes së automjeteve prej udhëkryqit të Taukbahqes, përveç për banorët e kësaj lagjeje.
Ai bëri të ditur se edhe Trafiku Urban do të funksionojë vetëm deri te udhëkryqi.
“Nesër do të jetë mot i mirë, deri në 20 gradë. E kuptoj nevojën e njerëzve me dal në Gërmi në natyrë, por kjo është rrezik i panevojshëm”.
“Shumë kërkojmë falje për këtë kufizim, por është i domosdoshëm”, shkroi Ahmeti në Facebook.