Ahmeti: Ndërtimi i QMF-së në Veternik do të përfundojë në fund të këtij viti

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 15:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se punimet e ndërtimit të të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik do të përfundojnë në fund të këtij viti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti dhe së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi,  inspektuan ndërtimet e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik.

“Jemi këtu ku po vazhdon ndërtimi i QMF-së, që e quajmë zonë e perëndimit. Me këtë e kompletojmë rrjetin e QKMF-së në Prishtinë. Dhe tash do të mbulojmë edhe këtë pjesë dhe ka qenë kërkesë e qytetarëve. Kjo QMF pritet të përfundojë deri në fund të vitit dhe do të ofrojë edhe laboratorin dhe biokiminë. Në Prishtinë kjo pjesë e shëndetësisë nuk përmendet shumë si problem sepse ofrojmë të gjitha testet laboratorike. Jam i lumtur se shëndetësia publike është kryesorja. Në Prishtinë 48% e kanë kaluar Covidin”.

Drejtori i shëndetësisë në Komunë të Prishtinës, Bujar Gashi, tha se që nga java e ardhshme QMF-të në Prishtinë do të ofrojnë edhe analizat e katër llojeve të hormoneve.

“Nga java e ardhshme do të fillojmë edhe me 4 lloje të hormoneve analiza të hormoneve që nuk kanë qenë në kujdesin parësor. Janë hormone tiroide dhe prostatës të cilat do të bëhen për kryetar të kryeqytetit”.

https://vimeo.com/574882334

Të ngjashme