Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shkollat e kryeqytetit janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrejtin social Facebook, Ahmeti ka thënë se shumë shpejt Drejtoria e Arsimit do të jap detajet e lajmërimit, sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve.
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti.
Vendimi është marrë pas iniciativës së Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit, për të cilin është raportuar më herët.