Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksioni për të ndaluar taksitë ilegale, transmeton EO.
Sipas kreut të Prishtinës, do të jetë një aksion intensiv, sipas tij, për normalizimin e situatës në komunikacion.
“Qe disa ditë, inspekcioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegale. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, ka bërë të ditur Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.