Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka paralajmëruar një koncert nga këngëtari Sabri Fejzullahu ne kryeqytet.
Kreu i Prishtinës nuk ka dhënë më shumë detaje për këtë çështje, veç sa ka shkruar se këtë javë e gjithë Prishtina do ta dëgjojë zëri e Sabri Fejzullahut.
Postimi i plotë:
Diçka e mirë po vjen këtë javë, që kena me ja ni zanin në krejt Prishtinën.
Me axhen Sabri jam rrit se ka qenë shoku ma i ngushtë i babait tim. ❤️ e ka Prishtinë e Prishtina e ka ❤️. Stay tuned
#rriNshpi