Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar për të përfituar nga Fondi prej 5 milionë euro që ka pësuar humbje nga pandemia COVID-19.
Sipas Ahmetit, ky është një alarm për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.
“Për më pak se dy orë mbi 500 biznese kanë aplikuar në programin për grantë për mikro biznese dhe biznese të vogla të Komunës së Prishtinës. Në qoftë se kjo nuk është alarm për Qeverinë e Kuvendin, nuk e di si do të zgjohen”, ka njoftuar Ahmeti në Twitter, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se nga sot nis zbatimi i Fondit dhe se çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50 euro euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.