Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka folur për fillimin e punës së transportit urban në Prishtinë. Ai ka thënë se javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.
Ai i ka porositur qytetarët që të pajisen me maska dhe të zbatojnë masat gjatë udhëtimit me autobus urban.
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Mirëdita Prishtinë! ☀️
Javën po e fillojmë me lehtësim të mëtutjeshëm të qarkullimit dhe hapje graduale të disa bizneseve.
Prej sot, me orar të plotë po operojnë edhe autobusët e Trafikut Urban por me rregulla të reja dhe numër të kufizuar të udhëtarëve në 20. Përtej masave mbrojtëse kundër #covid19 që po zbatohen në çdo autobus, secili udhëtar duhet të ketë edhe maskën.
Bashkë do ia dalim. Javë të mbarë dhe shëndet!