Ahmeti priti në takim shefin e Ambasadës së Australisë në Zagreb

????????????????????????????????????
Prishtinë | 02 Qer 2022 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim shefin e Ambasadës së Australisë në Zagreb, nga ku mbulohet Republika e Kosovës, Andrea Biggi.

Ahmeti falënderoi Biggi për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Australia për Republikën e Kosovës, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit, kur atje u strehuan mbi 4,000 refugjatë nga Kosova.

Përgjatë takimit u diskutua për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale me vende të ndryshme. Me këtë rast, zëvendësministri Ahmeti e falënderoi diplomatin australian edhe për mbështetjen e përhershme të Australisë për zhvillimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes në rajonet e të dyja vendeve. Ndikimi malinj i vendeve të treta, u tha se është shqetësim për të dyja vendet dhe se bashkëpunimi në këtë fushë është shumë i nevojshëm.

Biggi e falënderoi zëvendësministrin Ahmeti për mirëpritjen, dhe që të dy theksuan gatishmërinë që bashkëpunimi mes Australisë dhe Kosovës të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Të ngjashme