Ahmeti: Pushteti të han si dyner

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Duke folur për dy mandatet e tij si kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sado politikan i mirë të jesh, pushteti të konsumon, prandaj ka thënë se të gjithë politikanët duhet t’i menaxhojnë pritjet e qytetarëve.

Në rrëfimin për Pressing, Ahmeti ka thënë se është e pamundur të kënaqen të gjitha pritjet e qytetarëve.

“Pushteti të han. Domethënë, m’u konë ma i miri me 100% të votave, sa më shumë që rri në pushtet veç ia nis si dyner kapak kapak me të hangër pushteti, sepse nuk mundesh me i kënaqë gjithë ato pritje të cilat ekzistojnë”, ka theksuar ai.

Ai ka ndarë me publikun edhe bisedat me kryeministrin Albin Kurti. Siç ka treguar Ahmeti, Kurtit i kishte thënë që të mos premtojë ndryshime të shpejta.

“I kam thënë Albinit dhe i them edhe sot menaxhoni pritjet. Mos i thuni qytetarit bëhet mirë në vitin e ardhshëm”, ka thënë Ahmeti.

Një gjë që Vetëvendosja ia ka mësuar rinisë, mund të bëhet shkaktar edhe VV-së një ditë t’i vije fundi në pushtet, ka thënë kryetari Ahmeti.

“Suksesi më i madh i Vetëvendosjes ka qenë instalimi i një softueri të ri te rinia, i cili ka të bëj me një respekt për vetveten. Sepse unë mendoj që njerëzit duhet me i mësu që nuk durohet gjithçka. Ndoshta ajo ka me hangër edhe vet Vetëvendosjen”


Të ngjashme