Ahmeti pyet se “a do të testohen deputetët që ishin dje në seancë”

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pyetur se a do t’i nënshtrohen testimeve për koronavirus deputetët e Kuvendit të Kosovës, që morën pjesë mbrëmë në seancë ku u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“A do të testohen deputetet që kanë qenë në seancë dje? #rriNshpi”, është pyetja e Ahmetit në Twitter.

Dje në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të pranishëm 117 deputetë.

Kujtojmë se para mbajtjes së kësaj seance, mikrobiologu Lul Raka ka thënë se në Task Forcën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e cila i është përgjigjur Kuvendit, nuk ka qenë asnjë mikrobiolog.

“Nuk po flas hiç për vete, por për kolegët e mi që punojnë natë e ditë, në laborator e terren”, ka shkruar ai në Twitter para seancës.

“Mendimi im për mbledhje (pa dorëza, normalisht) është Jo. Pikë”, kishte thënë tutje ai.

Ndonëse seanca u mbajt, aty pretendohej të mbahej distanca 1 metërshe mes njëri-tjetrit, dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha se salla fillimisht është dezinfektuar.

Të ngjashme