Ahmeti: Qasja e grave në pronë prioritet i qeverisjes, duhet angazhim i vazhdueshëm

Lipjan | 20 Sht 2023 | 12:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qasja e grave në pronë si prioritet i Komunës së Lipjanit, ishte temë diskutimi ndërmjet përfaqësuesve të komunës me gratë e e këtij qyteti. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të USAID-it, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ky aktivitet i mbështetur nga USAID-i është pesë vjeçar dhe synon të përmirësoj sistemin e të drejtave pronësore në Kosovë, për të reduktuar korrupsionin dhe rritur fuqizimin e grave.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se i ka dhënë qeverisjes së grave në pronë. Madje shtoi se këtë tha se do ta bëjnë çdo ditë.

“Tema është e një rëndësie të veçantë sepse do duhej të jeni të angazhuar në vazhdimësi për të krijuar lehtësira dhe rrethana administrative, por edhe faktike që do duhej të dëshmonte barazi dhe qeverisje në pronë. Ajo që është e rëndësishme është që po krijohen lehtësira përditë dhe të jetë në fokus te Qeverisja në Pronë dhe janë ndërtuar standarde të reja me të cilat ka nevojë opinioni të jetë i informuar”.

“Dua të ftoj që ky angazhim të vazhdojë edhe më tutje dhe është detyrë e përhershme, është një detyrë që duhet të vazhdojë në mënyrë që të rritet pjesëmarrja e gruas në qeverisjen e pronave, këtë rast jo vetëm në bashkëpronësi siç interpretohet por edhe në qeverisjen e përditshme dhe të përhershme sepse është një prej elementeve që determinon barazinë gjinore në çdo shoqëri”, u shpreh Ahmeti.

Drejtoresha e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Jennifer Ober, tha se prioritet i tyre është fuqizimi i pjesëmarrjes së gruas në qeverisjen e pronave. Me këtë rast, ajo përmendi organizimin e disa punëtorive dhe aktivitetet të shumta në këtë drejtim.

Në fund u bë edhe prezantimi nga Ariana Qosaj-Mustafa, “Qasja në të drejtat pronësore si parakusht për zhvillim shoqëror dhe ekonomik”.

Të ngjashme