Ahmeti relativizon përçarjen në VV, mbledhjen maratonike e quan “diskutim normal”

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 18:04 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur para gazetarëve për diskutimet, që po bëhen tash disa orë, në mbledhjen e Kryesisë së Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se ka diskutime normale, dhe anëtarët e kryesisë po flasin për të gjitha gjërat që kanë ndodhur.

“VV gjithmonë ka pasur diskutime të gjata. Diskutimi është normal, po diskutojmë, deputetët dhe anëtarët e Kryesisë po shprehen për gjëra që kanë ndodhur. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme”, tha Ahmeti para gazetarëve, që po prisnin para selisë së VV-së

Ai deklaroi se prioritet aktual i VV-së është drejtësia për aktivistët e dënuar për sulmin ndaj Kuvendit dhe lirimi i deputetëve Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi.

Shpend Ahmeti u pyet disa herë nga gazetarët për përçarjen në këtë subjekt, por ai nuk pranoi të flasë më shumë.

Kjo mbledhje ka ardhur pas problemeve ndërmjet zyrtarëve të lartë të VV-së. Sidomos pas bisedave të publikuara ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur m*** Albin Kurtin.

Pikërisht deputetja Dërguti sot dha dorëheqje nga të gjitha postet që mbanë në Vetëvendosje.

Ajo ka folur për frikësim e linçim të njerëzve.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/ahmeti-dhe-sejdiu-ofrojne-doreheqje-nga-kryesia-e-vv-se/

Të ngjashme