Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmeti tha se Serbia po mundohet që në mënyrë direkte dhe indirekte ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ajo në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë kërkesë formale e Bashkimit Evropian. Ministrja për Integrime potencoi […]
Ahmeti: Serbia po pengon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmeti tha se Serbia po mundohet që në mënyrë direkte dhe indirekte ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Ajo në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë tha se raportet e mira ndërfqinjësore janë kërkesë formale e Bashkimit Evropian.
Ministrja për Integrime potencoi se Kosova është partner serioz i shumë mekanizmave ndërkombëtarë.











