Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpërndarë foto nga protesta e sotme kundër Gjykatës Speciale.
”Drejtësia për shqiptarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike e dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga bota demokratike. Drejtësia për shqiptarët nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike e dëshmi të fabrikuara nga Serbia e Rusia.
Sot në Prishtinë, bashkë me mijëra qytetarë, dëshmuam edhe një herë se liria jonë nuk gjykohet!
Lavdi UÇK-së!