Ahmeti thotë se me Mustafën diskutoi për mundësitë e numrave për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka folur rreth takimit të sotëm që pati me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Ahmeti tha se me Mustafën kanë shkëmbyer mendimet për mënyrën e koordinimit si opozitë që të shohin mundësitë nëse kanë numrat apo jo për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

”U takuam me zotrin Mustafa ku shkëmbyem mendimet sesi duhet të koordinohemi si opozitë që ta shtojmë edhe presionin opozitar por edhe të shohim se a ka mundësi që t’i bëjmë numrat për ta rrëzuar Qeverinë”.

Veç kësaj i pari i PSD-së Shpend Ahemti, deklaroi se ky takim me Isa Mustafën nuk do të ishte i vetmi sa i përket çështjes së diskutimit për mocionin në lidhje me rrëzimin e Qeverisë aktuale, njofton Klan Kosova.

”U dakorduam që të mbajmë takime koordinuese. Iniciativa nuk është veç:”a po vini ta rrëzojmë Qeverinë?”, por kërkojmë që t’i koordinojmë hapat të merremi vesh, mocioni të jetë i suksesshëm, besoj që do të kemi edhe takime të tjera para se të kemi një strategji finale”.

Të ngjashme