Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vazhduar të kritikojë masat e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit.
Ai qëkur Hoti të enjten prezantoi masat, ka dhënë një varg shembujsh, që sipas tij, paraqesin absurditetin e vendimeve të qeverisë.
“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku në Shkup, por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se ‘kufijtë’ e brendshëm.
Maqedonia dje ka pasur 1.318 raste me COVID-19”, ka shkruar Ahmeti.
Në fakt, Shkupi është qyteti më i goditur në Maqedoni. Dje në këtë qytet u raportuan 583 raste pozitive, ndërkohë u shënuan edhe shtatë raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.