Ekonomia Online
FUNDIT

Ahmeti vizitoi disa nga projektet që janë drejt finalizimit

Ahmeti vizitoi disa nga projektet që janë drejt finalizimit

Me një dinamikë të mirë po vazhdojnë punimet në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit. Për t’i parë mbarëvajtjet e punimeve gjatë ditës së djeshme ka dalur vetë kreu i Lipjanit Imri Ahmeti, i cili ka uruar banorët për projektet që tani janë në fazën përfundimtare të realizimit. Kryetari […]

Me një dinamikë të mirë po vazhdojnë punimet në realizimin e shumë projekteve infrastrukturore në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.

Për t’i parë mbarëvajtjet e punimeve gjatë ditës së djeshme ka dalur vetë kreu i Lipjanit Imri Ahmeti, i cili ka uruar banorët për projektet që tani janë në fazën përfundimtare të realizimit.

Kryetari Ahmeti fillimisht ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Hallaq i Madh, duke vazhduar në fshatin Zllakuqan ku edhe atje pritet që shumë shpejt të filloj asfaltimi i rrugëve.

Kreu i Lipjanit po ashtu gjatë ditës së djeshme ka qëndruar edhe në fshatin Mirenë për të parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen me një dinamikë të shtuar në ndërtimin e objektit të ri shkollor në këtë vendbanim.

Ai po ashtu ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve në fshatin Resinovc, rrethojën e oborrit të shkollës “Vezir Kolshi” si dhe përgatitjet për asfaltimin e rrugës “Miftar Cani” në fshatin Baicë, rrugët e disa lagjeve në Shalë ku edhe atje po bëhen përgatitjet e fundit për asfaltim, si dhe punimet që po zhvillohen në fshatin Krojmir, konkretisht përgatitjet finale për asfaltimin e rrugës “Rrahman Veseli” dhe disa rrugica të tjera.

Banorët e këtyre vendbanimeve e kanë falënderuar Kryetarin për këto investime mjaft të nevojshme në përmirësimin e jetës së tyre. Ndërsa Kryetari Ahmeti u ka premtuar banorëve që do të jetë gjithmonë i përkushtuar në realizim të projekteve edhe në ardhmen për të gjitha lokalitetet e Komunës së Lipjanit.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Të ngjashme