Ahmeti viziton nxënësin e therur, sulmuesi është arrestuar

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 22:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar që ka therur me thikë tre nxënësit në shkollën e mesmë të bujqësisë “Abdyl Frashëri”.

“Policia ka arrestuar dorasin dhe presim që organet e rendit ta zbardhin rastin. Përtej kësaj, çfarë e shtyn një të mitur ta rrezikoj jetën e një të mituri tjetër? Çfarë e shtyn për të rrezikuar vite në burg për vetën e probleme për familjen? Çfarë e shtyn një prind ta sulmoj mësuesen duke rrezikuar jetën dhe krejt familjen?”.

Ahmeti tha se zgjidhja e kësaj mundet të jetë kontrolli i nxënësve në hyrje të shkollës.

“Do të donim të besojmë që zgjidhja është kontrolli në hyrje të shkollës apo një detektor metali por përpos problemeve ligjore, me të drejtë kemi drojën që kjo nuk e zgjidh problemin”.

“Prishtina ka strategjinë për Siguri në Shkollë, por reforma e nevojshme është më e thellë dhe e domosdoshme në krejt Kosovën”.

“Përgjegjësi më e madhe e drejtorëve, angazhim më i madh i mësimdhënësve, pedagogë e psikologë që përcjellin individualisht nxënësit në zhvillimin e tyre dhe i paralajmërojnë zënkat e tilla e deri te angazhimi i komunitetit me policinë nëpër lagje”, tha Ahmeti në rrjetin social Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Sot isha në emergjencë për herë të dytë brenda pak ditësh. Sot nje nxënës kishte sulmuar tre të tjerë me thikë brenda hapësirave të Shkollës së Bujqësisë pas një zënke. Dy nxënës me plagë të lehta janë liruar, por njëri nxënës kishte pësuar lëndime më të rënda dhe vetëm falë intervenimit të ekipeve të Qendres së Mjekësisë Urgjente që arriten në vendin e ngjarjes shpejtë, dhe intervenimit të stafit kirurgjik të Qendres Klinike Universitare të Kosovës i shpëtoi më të keqes.

Gjendja e nxënësit është stabile edhe pse në mjekik intenziv. Falenderojmë gjithë stafin mjekësor.

Policia ka arrestuar dorasin dhe presim që organet e rendit ta zbardhin rastin. Përtej kësaj, çfarë e shtyen një të mitur ta rrezikoj jetën e një të mituri tjetër? Çfarë e shtyen për të rrezikuar vite në burg për vetën e probleme për familjen? Çfarë e shtyen një prind ta sulmoj mësuesen duke rrezikuar jetën dhe krejt familjen?

Do të donim të besojmë që zgjidhja është kontrolli në hymje të shkollës apo një detektor metali por përpos problemeve ligjore, me të drejtë kemi drojen që kjo nuk e zgjidh problemin.

Prishtina ka strategjinë për Siguri në Shkollë, por reforma e nevojshme është më e thellë dhe e domosdoshme në krejt Kosovën. Përgjegjësi më e madhe e drejtorëve, angazhim më i madh i mësimdhënësve, pedagogë e psikologë që përcjellin individualisht nxënësit në zhvillimin e tyre dhe i paralajmërojnë zënkat e tilla e deri te angazhimi i komunitetit me policinë nëpër lagje.

Ne do të kërkojmë përgjegjësi nga udhëheqësit e mësimdhënësit, do të kërkojmë angazhimin e pedagogëve shtesë e deri te diskutimet me komunitetin për masat e sigurisë. Pedagogjia nuk është vetëm ligjerim e notim por zhvillim e monitorim.

Le të jetë ky rasti i fundit, e nxënësit i urojmë shërim të shpejtë. E kaluar qoftë!

Të ngjashme