Ahtisaari hospitalizohet serish pasi u infektua me COVID-19

Prishtinë | 30 Dhj 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Finlandës dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari është hospitalizuar pasi rezultoi pozitiv me COVID-19 madje për herë të dytë brenda vitit.

Ish-ndërmjetësuesi ndërkombëtar i konflikteve, 84-vjeçari Ahtisaari, për herë të parë ishte infektuar me koronavirus në mars të 2020-s.

“Marrë parasysh rrethanat presidenti Ahtisaari është mirë ndonëse po trajtohet në spital”, njoftoi fondacioni i tij, më 30 dhjetor.

Ahtisaari ishte i dërguari special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i ngarkuar për organizimin e negociatave të procesit të statusit të Kosovës, mbi planin e të cilit Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë.

President i Finlandës nga viti 1994 deri më 2000, Ahtisaari u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe pikërisht në vitin 2008 për kontributin e tij dhënë përfundimit të konflikteve edhe në Indonezi, Namibi apo Irlandën Veriore.

Nga jeta publike dhe politike u tërhoq në shtator pasi u diagnostikua me sëmundjen e Alchajmerit.

Të ngjashme