Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është kritikuar nga mediat italiane dhe tashmë ndihet nën presion, pas humbjes së skuadrës së tij kundër Sassuolos të mërkurën.
Juventusi u mposht 2:1 nga Sassuolo në Allianz Stadium të mërkurën, që ishte disfata e tretë në 10 ndeshjet e para në Serie A këtë sezon.
Si pasojë, bardhezinjtë ngelin hiç më pak se 13 pikë mbrapa lideri Milan në renditjen tabelore.
Po ashtu, kjo ishte humbja e dytë në stadiumin e vet këtë sezon për skuadrën e Allegrit.
Allegri shihet si përgjegjësi kryesor i dështimeve të Juventusit këtë sezon, pasi u kthye në klub në verë.
Gazetat kryesore italiane si La Gazzetta dello Sport, Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, i dhanë notën 5 atij.
Por vlerësimi i punës së tij është më i ashpër sesa vetë nota.
La Gazzetta dello Sport shkroi: “Allegri nuk e kupton se futbolli ka ndryshuar”.
“Ajo që funksiononte mirë në pesë vitet e kaluara, nuk është e mirë më. Juventusi nuk e meritoi humbjen kundër Sassuolos, por ky ekip nuk di si të fitojë”.