Aida Dërguti, ish-Nënkryetarja e Vetëvendosjes, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.
Kështu të paktën ka njoftuar autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi.
Postimi i kelmendit:
Aida, një ndër personat më të angazhuar në Kosovë për kauzat e drejta për vendin dhe shoqërinë në këto 30 vjet, ka vendosur t’i rikthehet aktivizimit të drejtpërdrejtë në politikë. “Mendoj se ka ardhur momenti për ta kthyer vendin kah e mbara: ose tash, ose kurrë”, më tha.
PDK-ja sot dhe Kuvendi i Kosovës pas 7 qershorit do të fitojnë shumë, teksa në Rubikon do të ndjehet thellë mungesa e saj.
Urime dhe mbarësi, Aida! Qëndro gjithmonë kështu siç je!