Ish-anëtarja e lartë e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, tha të mërkurën në një postim në rrjetin social Facebook se pavarësisht të zullumit, siç e quajti ajo të “kryeministrit qiraxhi” nuk do të iknin nga Kosova, ajo tha se ky vend është bërë e mbajtur gjallë nga ata që kanë vendosur të qëndrojnë.
“Qeveritë shkojnë e vijnë, sovrani mbetet”, shkroi Dërguti.
Postimi i plotë i Dërgutit:
Nuk ikim prej vendit, as njet nuk e kemi, pavarësisht zullumit të kryeministrit qiraxhi. Me sytë tanë e kemi pa këtë vend (në vitin 1999) kah rilindë prej shkrumbit e hirit. Nuk ka qenë hera e parë në historinë e dhimshme të kesaj toke. Ky vend është bërë e mbajtë gjallë nga ata që kanë vendosë me ndejtë, në të mirë e në të keqe, këtu ku kanë të gjallë e të vdekur, edhe një truall pa pare për varr.
Qeveritë shkojnë e vijnë, sovrani mbetet.