Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, ka qenë e ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.
Ajo është përgjigjur në 50 pyetje të ndryshme rreth jetës së saj personale dhe asaj profesionale.
Ndër të tjerash, Doçi u pyet edhe nëse ka përjetuar ndonjëherë në jetën e saj depresion – duke dhënë një “Po” si përgjigje të menjëhershme.
“Po, në kohën kur unë jam martuar. Faktikisht, shkaku kryesor ka qenë prej mediave që dinë nganjëherë t’i rrisin gjërat, por shyqyr Zotit e kam tejkaluar. Unë besoj shumë në Zot edhe e njoh veten më së pari edhe e kam tejkaluar”, ka thënë Aida.
Këngëtarja përndryshe u martua në tetor të vitit të kaluar me biznesmenin dhe aktorin Naser Qeli dhe martesa e tyre u komentua shumë në media dhe rrjeet sociale atë kohë.
Kjo për arsye se Naseri për një kohë ka ushtruar profesionin e tij si menaxher i Aidës dhe afrimiteti mes tyre nuk dihej të ishte më i madh se sa një miqësi e thjeshtë.
Mirëpo ata vet në një intervistë të përbashkët vitin e kaluar, deklaruan se qëndimi dhe puna e përbashkët për një kohë i ka bërë ata që ta njohin më mirë njëri-tjetrin, duke e çuar kështu në një tjetër stad raportin mes tyre. /Telegrafi