Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, që një kohë është komentuar mjaft shumë për jetën personale, saktësisht romancën me menaxherin e saj, Naser Qelin.
Derisa u përfol gjatë gjithë kohës për lidhjen e pati paragjykime të shumta, ajo vazhdon të theksojë dashurinë e madhe që ka ndaj tij.
E njëjta së fundmi ka qenë e ftuar në “Libero me Resul Sinanin”, gjersa në një nga sfidat i duhej të bënte zgjedhje në mes karrierës dhe partnerit.
26-vjeçarja tha se nuk do ishte e lumtur nëse do vazhdonte karrierën pa partnerin e saj.
“Pa partnerin tim nuk do e kisha këtë karrierë, tani Zoti ka dashur kështu por ai ka qenë sebepi i kësaj pune. Normalisht më i vlefshëm është ai për mua se sa karriera, nuk mundem me qit përpara”.
“Nuk do mund të isha e lumtur nëse e kisha vazhduar karrierën dhe mos ta kisha atë”, kanë qenë fjalët e Doçit.
Të njëjtit kurorëzuan dashurinë me martesë në fillim të këtij viti. Për Aidën kjo është martesa e parë dhe në anën tjetër, Naseri ka dy fëmijë nga martesa e mëparshme. /Telegrafi