Këngëtarja e njohur, Aida Doçi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Kjo vjen vetëm pak ditë pas publikimit të këngës me Bardhin, e cila titullohet “I pashpirt”.
Aida ka bërë të ditur se sërish po vjen me bashkëpunim, por ende nuk ka zbuluar emrin e artistit apo artistes.
“Së shpejti kënga e re”, ka shkruar këngëtarja, krahas fotografisë së publikuar.