Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me marrjen e detyrës si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Aida Hajnaj.Sipas SHBA ky është një gur i rëndësishëm kilometrik jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese, njofton TCH.
Ambasada Amerikane shkruan ndër të tjera se Hajna përfundoi të gjitha programet e përzgjedhjes për të marrë këtë detyrë.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.