Air Mediterranean stacionon dy aeroplanë Airbus 321, nё ANP ‘Adem Jashari’ LKIA

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Kompania Ajrore Air Mediterranean, tani ka bёrё edhe stacionimin e dy aeroplanëve Airbus 321 nё Aeroportin Ndёrkombёtarё Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, me njё kapacitet prej 220 ulësesh.


Që nga vikendi i kaluar kjo kompani ka destinacion nisjeje Prishtinёn, pёr tё fluturuar nё aeroportet evropiane siç janё: Dusseldorf, Stuttgart, Munich, Mulhouse, Malmo dhe Gothenburg.


“Stacionimi i aeroplanëve nё aeroportin tonё pritet tё ndikoj dukshëm nё uljen e çmimeve tё biletave dhe poashtu ofron zgjedhje mё tё madhe fluturimesh”, thuhet në njoftimin e ANP-së.

Air Mediterranean ka hyrё nё tregun e Kosovës që nga muaji Mars 2020 .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme