Prodhuesi evropian i aeroplanëve, Airbus, tha se do të ndalojë prodhimin e tipit A380, të njohur si “superjumbo” dhe që është lloji i avionëve më të mëdhenj të pasagjerëve në botë.
Kompania tha përmes një deklarate se furnizimet e fundit me këta avionë do të bëhen në vitin 2021.
Vendimi vjen pasi Emiratet e Bashkuara Arabe – konsumatori më i madh i A380 – i zvogëluan porositë.
“Si rezultat i këtij vendimi, nuk kemi bazë për të vazhduar prodhimin, përkundër të gjitha përpjekjeve tona për shitje te kompanitë tjera ajrore, viteve të fundit”, tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders.
Airbus tha se do të prodhojë këtë vit rreth 890 avionë të rinj komercialë.