Raportohet se Tottenhami do ta shesë përfaqësuesin danez për 20 milionë euro, ndërsa Ajaxi do t’i marrë 2 milionë nga kjo shumë
Ajaxi do t’i marrë 10 për qind të parave pas shitjes së Christian Eriksenit, shkruan “Athletic”.
Mesfushori danez pritet t’i bashkohet sot Interit, me të cilin do të nënshkruajë kontratë afatgjate.
Ndërkaq, kontrata e tij aktuale me Tottenhamin do të skadonte në fund të këtij sezoni.
Raportohet se nënkampioni i Evropës do ta shesë përfaqësuesin danez për 20 milionë euro, ndërsa Ajaxi do t’i marrë 2 milionë nga kjo shumë.
Eriksen shihet si përforcim i madh i Interit, i cili është në garë për ta fituar titullin e kampionit në Serie A. /Gazeta Express/