Antony ka qenë këtë edicion njëri nga më të mirët me Ajaxin.
Sulmuesi brazilian ka shënuar rregullisht e ka asistuar, duke bërë që për të të interesohen skuadrat më të mëdha evropiane.
22-vjeçari në 32 ndeshje zyrtare ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë duke ngritur edhe çmimin e tij.
Manchester United, Liverpool, Chelsea, Tottenham Hotspur e PSG janë skuadrat e interesuara për transferimin e brazilianit gjatë verës.
Vet futbollisti brazilian i ka bërë të qartë klubit të tij se dëshiron të largohet për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Ajaxi është gati ta lejoj largimin e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin duke i njoftuar skuadrat e interesuara për të.
Kampioni në fuqi i Holandës është gati ta lejoj largimin e Antonyt nëse paguhet shuma prej 80 milionë eurove.