Ajeti: Jam organizatori i protestës – E papranueshme që Kusari të flasë me Radojiçiqin për UÇK-në

Prishtinë | 14 Kor 2023 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Ajeti, ka folur për protestën e nesërme, duke bërë të ditur se ai vetë është organizatori i saj.

Ajeti tha se është e papranueshme që shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, të shkojë në tavolinë e të diskutojë për vlerat e luftës me kriminelë si Milan Radojiçiq.

“Të përmendet në tavolinë emri i Radojiçiqit, ku është edhe emri i UCK-së, për ne është e papranueshme”.

“Si iniciativë, është personalisht e imja. Dhe duhet ta dinë dhe ta kenë një herë e përgjithmonë, jo veç kjo qeveri, por edhe qeveritë tjera, që ku është emri i UCK-së, nuk duhet të bëhen pazare me kriminelë”, tha ai në “Ifno Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai i bëri thirrje qeverisë që të mos sjell situata të pa lakmueshme, pasi siç tha, nesër “jam në gjendje që të flijohem”.

“Gjaku i shokëve të mi, nuk do të lejohet që të diskutohet në tavolinë me Radojiçiqa e kriminelë serbë. Këtë lë ta di edhe Albin Kurti e secili lider politik”.

“Edhe më herët kam thënë që mos të na sjellin në situata të pa lakmueshme, sepse edhe nesër, personalisht jam në gjendje që të flijohem”, tha Ajeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme