Arlind Ajeti ende është i pavendosur rreth të ardhmes. Ai vazhdon ta mbaj pezull skuadrën e Percaras.
Telenovela Arlind Ajeti duket se nuk i është afruar ende serisë së fundit, e ndoshta edhe ca kohë do të flitet shumë për të ardhmen e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
I kërkuar me ngul nga shumë ekipe në Serinë A, por jo vetëm, 22-vjecari ende nuk ka vendosur se ku do ta vijojë karrierën.
Sipas mediave italiane, Pescara i kishte bërë një ofertë konkrete dhe priste një përgjigje të mbrojtësit, nga i cili nuk ka ardhur asnjë sinjal.
Presidenti i “delfinëve” Daniele Sebastiani, të premten e kaluar i ka ofruar 350 mijë euro neto në sezon futbollistit kuqezi për katër vitet e ardhshme dhe priste një përgjigje brenda të dielës, por Ajeti nuk është bërë i ‘gjallë’, përcjell SuperSport.
Për momentin, Pescara e konsideron të mbyllur rrugën që e çonte te qendërmbrojtësi, por nuk përjashtohet mundësia që bisedimet të rinisin ditët e ardhshme.
Për Ajetin interesim ka shfaqur edhe Torino, Bologna, Lazio dhe Atalanta, por mbrojtësi ka kërkuar më shumë kohë për të marrë vendimin e duhur.