Baseli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës, pasi në udhëtim ka mundur Sionin me rezultat 4:2.
Koha e rregullt përfundoi 2:2, derisa në minutat shtesë, mysafirët kanë shënuar dy herë.
Te Sioni nga fillimi luajtën Ermir Lenjani, Pajtim Kasami dhe Toni Domgjoni, derisa te Baseli, Taulant Xhaka.
Në minutën e 32-të, u inkuadrua Albian Ajeti. Sioni kaloi në epërsi me anë të Morgado, i cili shënoi në minutën e 71-të pas asistimit nga Lenjani.
Më pas Grigic dyshioi epërsinë. Ajeti realizoi bukur nga afërsia për 2:1, derisa Zuffi shënon në minutën e 88-të për 2:2. Valentin Stoker në vazhdime shënoi dy herë për të kualifikuar Baselin në gjysmëfinale.