Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Zvicrën, Albian Ajeti, synon që me skuadrën e Celticut, ta fitojë kupën e katërt rresht të Skocisë.
“The Hoops” në stadiumin “Hampden Park”, të dielën do të luajë kundër skuadrës së Aberdeenit në gjysmëfinale të Kupës skoceze. Celticu e kërkon ta fitojë këtë trofe për herën e katërt rresht që do të ishte histori më vete në futbollin e Skocisë. Ai ka deklaruar për Celtic TV se do të jetë e vështirë, por shpirti i ekipit është në nivel shumë të mirë.
“Ndonjëherë fiton ose humb ndeshje. Është pjesë e futbollit dhe jemi mjaftueshëm profesionistë që të përballemi me këtë gjë. Kemi atmosferë të mirë në dhomat e zhveshjes. Nuk kam ndier kurrë gjëra negative apo të këqija, por si lojtar dhe si ekip, dëshiron ta fitosh çdo lojë. Ndeshja e së dielës është e rëndësishme kundër Aberdeenit, por ne dëshirojmë të shkojmë tutje”, deklaroi Ajeti.
Ajeti ka zhvilluar tetë lojë në elitën e futbollit të Skocisë dhe ka pesë gola e një asistim këtë edicion.