Prishtinë, 28 shtator – Maratona dhjetëditore në gjashtë kontinente me shfaqje të filmash ka filluar. Rreth 350 qytete do të bëhen nikoqire të shfaqjes së finalistëve të festivalit “Manhattan Short”. Në mesin e tyre është edhe drama e regjisores kosovare More Raça, “Ajo”.
Ky festival, i cili sivjet shënon edicionin e 21-të, e nisi këtë rrugëtim të enjten. Pos filmit nga Kosova, në nëntëshen e filmave finalistë janë edhe produksione nga Austria, Kanadaja, Gjermania, Hungaria, Zelanda e Re, ShBA-ja dhe Britania e Madhe. Ata janë përzgjedhur nga 1 mijë e 565 filma konkurrentë nga 73 shtete.
Filmi i saj trajton një temë të ndjeshme që flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj. Aty luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora dhe Bekim Mulaj. “Ajo” është prodhim i shtëpisë filmike “Arena” dhe i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës