Ajo që shkenca s’i jep dot përgjigje: Pse këta njerëz ecin si kafshë?

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Familja Ulas në Turqi ecën në një mënyrë të pazakontë që ka habitur shkencëtarët dhe ka vënë në pikëpyetje kuptimin e evolucionit njerëzor. Nga gjithsej nëntëmbëdhjetë fëmijë të lindur në familje, pesë prej tyre ecin me të katër këmbët, duke përdorur këmbët dhe duart me shkathtësi të mahnitshme.

Në vitin 2006, BBC realizoi një dokumentar rreth tyre të quajtur “Familja që ecën me të katër këmbët”.

“Nuk e prisja kurrë që qeniet njerëzore moderne mund të ktheheshin në një gjendje shtazore, madje edhe nën fantazinë më të çuditshme shkencore,” tha profesori Nicholas Humphrey, një psikolog evolucionar në Shkollën Ekonomike të Londrës.

“Ajo që na dallon nga pjesa tjetër e botës shtazore është fakti se ne jemi një specie që ecim me dy këmbë dhe e mbajmë kokën lart”, shtoi ai.

Disa shkencëtarë e kanë përshkruar gjendjen si transferim, gjë që ka tërhequr kritika nga ekspertë të tjerë, të cilët thonë se ecja me katër këmbë e familjes është një përzierje e faktorëve gjenetikë dhe rrethanorë.

Humphrey gjithashtu e dënoi ashpër teorinë në një dokumentar të BBC-së, duke e quajtur atë “thellësisht fyese” dhe “shkencërisht të papërgjegjshme”.

Të ngjashme