1.
Gjithnjë e më shpesh po dëgjoj për raste me kancer në familjet tona; në rrethin dhe shoqërinë tonë.
Ky nuk është vetëm perceptim – është realitet.
Por a kemi statistika për numrin e të sëmurëve në raport me fqinjët?
Pse po ndodh kjo?
2
Shkaqet kryesore duken të qarta:
• Ajri i ndotur nga qymyri dhe transporti.
• Ushqimi i kualitetit të dobët.
• Mungesa e gjelbërimit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Rritja e rasteve me kancer nuk është rastësi.
Shëndeti ynë po dëmtohet çdo ditë, dhe askush nuk po merr përgjegjësi.
3.
Çfarë mund të bëjmë?
• Investim urgjent në energji të pastër.
• Pyllëzim dhe rregullim i hapësirave të gjelbra.
• Kontroll rigoroz të cilësisë së ushqimit.
• Transport publik më modern dhe më pak ndotës.
P.S.
Me këto probleme duhej të merreshin politikanët tanë. Por ata janë të zënë me gjithçka, përveç me ne.
Ajri, ushqimi dhe shëndeti ynë nuk janë luks – janë e drejtë.